Korabi ka nisur punën për sezonin e ri. Klubi ditën e sotme kanë rinovuar kontratën me trajnerin.
Kështu Alfred Deliallisi do të jetë “timonieri” i skuadrës në sezonin e ri. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe tashmë kanë rinovuar kontratën për 1 sezon.
Deliallisi është zyrtarizuar nga drejtuesit e kluhbit, të cilët i urojnë suksese me skuadrën dibrane.
“Deliallisi në drejtim të KF Korabi për 2025-2026!
Pas një viti të vështirë ku arritëm objektivin kryesor dhe shpëtuam sezonin me shumë dinjitet, Klubi i Futbollit Korabi është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës me trajnerin tonë, Alfred Deliallisi.
Sot, pas një vizite në qytetin tonë të Peshkopisë dhe ambientet sportive të klubit, u zhvillua prezantimi zyrtar i trajnerit dhe u shpalosën objektivat ambicioze për sezonin e ardhshëm. Me punën e përbashkët dhe përkushtimin, jemi të bindur se do të arrijmë suksese edhe më të mëdha.
Bashkë me ju, ne vazhdojmë të ndërtojmë historinë e Korabit!", ka shkruar klubi.