Mkhitaryan: Do ta mbyll karrierën tek Interi

- Bota Sot

Mkhitaryan: Do ta mbyll karrierën tek Interi

A është ky sezoni i fundit si futbollist për Henrikh Mkhitaryan? Armeni e pranon në një intervistë për “La Repubblica”: “Kam edhe një vit kontratë. Nëse nuk më largojnë, do të qëndroj. Ky ka qenë sezoni më i lodhshëm i jetës sime, nuk e di sa më ka mbetur për të luajtur.

Nuk përjashtoj asgjë, për momentin e di se ende kam dëshirë të zbres në fushë. Nuk dua të tërhiqem me pendesën se e kam bërë shumë shpejt. Sidoqoftë, pas Interit do ta mbyll karrierën, nuk do të kthehem të luaj në Armeni apo të shkoj në Arabinë Saudite. E dua futbollin për magjinë si lojë, jo për para”.

Mesfushori është ndalur edhe te humbja e rëndë në finalen e Champions League: “Dhimbja nuk largohet, mbetet një plagë. Nuk duhet të mendojmë shumë për të, por të ngrihemi dhe të ecim përpara. Pas nuk kthehemi dot”.

Ndërsa për largimin e Simone Inzaghit tha: “E përshëndeta privatisht, nuk kam bërë postime në rrjetet sociale. Mori një vendim dhe ne e kemi pranuar. Tani hapet një kapitull i ri”.

Ky kapitull i ri quhet Chivu: “Serioz dhe simpatik, na ndihmon si në aspektin mendor, ashtu edhe atë taktik. Moduli është i njëjtë, por qasja është ndryshe. Sa më shpejt ta kuptojmë atë që kërkon, aq më mirë për ne”.

Në fund, Mkhitaryan ndalet edhe te frazat që i janë kthyer në “çekiç” mediatik: “Nuk kam thënë se jemi gjithmonë të pathyeshëm, por që kemi qenë të tillë në disa ndeshje për shkak të qëndrimit që kemi pasur në fushë.

Sigurisht që do ta thoja sërish, e mendoj ende. Nëse dikush tallet me mua, nuk më intereson fare. Pippo Franco? Nuk kuptoj pse thonë që i ngjaj atij, pasi jemi të ndryshëm”.



Read it all at Bota Sot