Interi ka bërë blerjen e tyre të tretë të sezonit të ri 2025/2026.
Pas asaj të Suçiq dhe Luis Henrike, ata kanë vendosur të blejnë kartonin e polakut, Nikola Zalevski nga Roma.
Polaku ishte në huazim te Interi gjatë sezonit të kaluar, ku bëri mjaftueshëm që drejtuesit e nënkampionëve të Evropës, ta bëjnë të përhershme qëndrimin e tij tek Interi.
Zalevski gjatë sezonit të kaluar ka bërë 15 paraqitje, duke shënuar 1 gol dhe 1 asist si dhe është pjesë e skuadrës në Botërorin e Klubeve, ku i cili bëri paraqitje në dy ndeshjet e para të grupit.