Volodymyr Zelensky thotë se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda pesë viteve për të vënë në provë aleancën.
Në një intervistë për Sky News, presidenti ukrainas u pyet nëse Rusia mund të sulmonte brenda disa muajsh, Zelensky tha se nuk “besonte se Putini është gati”.
Zelensky tha gjithashtu se planet për anëtarët e NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035 janë “shumë të ngadalta” – duke shtuar se “Ne besojmë se, duke filluar nga viti 2030, Putini mund të ketë aftësi dukshëm më të mëdha. Sot, Ukraina po e pengon, ai nuk ka kohë të stërvitë ushtrinë”.
Më tej ai vazhdoi duke thënë “Ushtarët rusë po shkatërrohen dhe shfarosen në fushën e betejës. Sidoqoftë, Putinit i duhet një pauzë, atij i duhet që të hiqen sanksionet, i duhet një ushtri e stërvitur”.