Talenti hasanbegas Ramani në prova te skuadrat spanjolle

- Bota Sot

Talenti hasanbegas Ramani në prova te skuadrat spanjolle

Futbolli i karadakut vazhdon të nxjerrë në skenë talent të mëdha.

Këtë herë radha është për Eldin Ramani, që ka ngjallur interesim edhe për skuadrat spanjolle.

18-vjeçari tash e disa ditë është në Spanjë, tek skuadra e Huesca-së ku po testohet.

Ramani luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe ka një gjatësi mbi 1.84 cm.

Ai ishte  pjesë e akademisë së futbollit të Fortunës nga Hasanbegu si dhe pjesë e Përfaqësueses së Maqedonisë për grupmoshat e reha dhe si fundmi me sukses luajti tek Shkupi.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm në karrierën e Eldin Ramanit.

Gjatësia, reflekset, shpejtësia dhe talenti që ka ky djalosh  janë një plus i madh për një të ardhme të mirë.

Pas  testimeve në Huseca, ky djalosh do të punojë edhe me akademinë e Albasetes si dhe për dy javë të plota do jetë tek gjigandi Besti Sevilja. Betis Sevilja që njihet për akademinë e suksesshme në Spanjë, ka ftuar lojtarin nga Hasanbegu, të bëjë prova në fund të muajit korrik dhe me shumë mundësi, Ramani nga sezoni i ardhshëm mund të vishet me fanellën e klubit të famshëm spanjoll.

Ramani, këtë sezonë ka pasur paraqitje mbresëlënëse me ekipin e të  rinjve të Shkupit, me të cilët fitojë titullin e dy fishtë në konkurencën e të rinjve. Ai tani më disa vite po zhvillohet nën përkujdesjen e  trajnerit dhe skautit Agim Sopi.



Read it all at Bota Sot