Futbollisti Edon Sadriu është larguar nga radhët e Ferizaj.
Lajmi bëhet i ditur nga vet futbollisti.
Sadriu me klubin ferizajas nuk bien dakord për vazhdimin e kontratës.
“Nuk jam pjesë e FC Ferizajt për arsye të mos dakordimit për vazhdimin e kontratës.
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, vlerësimin dhe respektin që ma keni bërë, në veçanti bashkëlojtarët, stafit të mrekullueshëm, kryesisë së klubit në krye me Lulzim Abazi dhe tifozëve Ultras Ujqi.
Klubit FC Ferizaj i uroj shumë suksese!”, ka bërë të ditur Sadriu.