Jo vetëm Dylis dhe Zejnullai, një tjetër lider largohet nga kampionët

- Bota Sot

Jo vetëm Dylis dhe Zejnullai, një tjetër lider largohet nga kampionët

Te Egnatia po punohet me kujdes për sezonin e ri. Në Rrogozhinë kanë mbajtur boshtin e skuadrës, por gjithsesi ka patur edhe largime të rëndësishme.

I radhës që largohet nga kampionët është Redi Kasa.

Ky i fundit nuk do të jetë më pjesë e Egnatias, me palët që kanë ndarrë rrugët.

Në këtë sezon me Egnatian ia doli të luante në 36 ndeshje, ku shënoi 1 gol dhe asistoi në 3 raste.

Vlen të theksohet se para Kasës janë larg Arbin Zejnullai dhe Dylis.

Klubi ka zyrtarizuar deri tani vetëm largimin e mesfushorit tetovar, teksa në ditët në vazhdim pritet të njoftojë edhe 2 largime e tjera.



Read it all at Bota Sot