Lajm jo i mirë për Alen Sherrin

- Bota Sot

Lajm jo i mirë për Alen Sherrin

Elia Kaprile është blerë zyrtarisht nga Kaljari. Napoli ka njoftuar se e ka shitur për 8 milionë euro. 

“Napoli njofton se Kaljari ka ushtruar të drejtën e opsionit, për blerjen e përhershme, të performancave sportive të futbollistit Elia Kaprile. Elia shkon me fat të mirë për vazhdimin e karrierës së tij sportive”.

Ndërkohë, për një portier që largohet, si Kaprile, Napoli po përgatitet të sigurojë një tjetër, Aleks Meret.

Negociatat e gjata për rinovimin e kontratës së portierit Friulian, që skadon më 30 qershor, tani kanë arritur në detaje. Simone Skufet, i cili mbërriti nga Kaljari në janar në mënyrë të përkohshme është gati të kthehet në Sardenjë pasi ka bërë vetëm një paraqitje, po i thotë gjithashtu lamtumirë axurrëve.

Dhe negociatat me Torinon për Milinkoviç-Saviç vazhdojnë.



Read it all at Bota Sot