Xhemali shënon dygolësh

- Bota Sot

Xhemali shënon dygolësh

Kombëtarja shqiptare U-15 fitoi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin 2:0.

Kuqezinjtë dominuan takimin e zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa protagonist ishte Mattia Xhemali, autor i të dy golave të fitores.

Trajneri Armand Dama e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Aendi Cekrezi, Joart Mile, Alesio Gjergji, Fabio Hyseni, Sebastian Sina, Haxhi Rrena (C), Klevis Basha, Mattia Xhemali, Rijad Syla dhe Kevin Rroci.

Shqipëria e nisi ndeshjen në sulm që në minutat e para dhe pas disa rasteve të mira, zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të me Xhemalin. Kuqezinjtë nuk e ulën ritmin dhe shënuan edhe golin e dytë, sërish me Xhemalin, në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë, Shqipëria administroi avantazhin dhe kontrolloi lojën. Trajneri Dama u dha mundësinë edhe lojtarëve të tjerë, duke aktivizuar Vajushin, Dybelin, Buckan, Hakajn, Mecon dhe Danin.

Në fund, takimi u mbyll me fitoren e Shqipërisë 2:0.



Read it all at Bota Sot