Egnatia - dy ndeshje miqësore në Bullgari

- Bota Sot

Egnatia - dy ndeshje miqësore në Bullgari

Egnatia ka planifikuar dy ndeshje miqësore në Bullgari si pjesë e fazës përgatitore për sfidën e rëndësishme në Ligën e Kampioneve kundër Breidablik.

Sot në orën 18:00, kampionët e Shqipërisë do të përballen me CSKA 1948, një ekip i fortë i elitës bullgare, që pritet t’i ofrojë një test serioz skuadrës së Tetovës në aspektin fizik dhe taktik.

Pesë ditë më vonë, më 29 qershor, Egnatia do të masë forcat me Farul Konstanta, një ekip me eksperiencë europiane nga Rumania.

Këto dy duele miqësore janë menduar me kujdes nga stafi teknik, për të vlerësuar gjendjen e grupit, për të integruar afrimet e reja dhe për të provuar skema të ndryshme para ndeshjes së parë zyrtare kundër Breidablik, e cila do të përcaktojë rrugëtimin europian të skuadrës këtë sezon.

Në miqësoren e parë përballë kampionëve të Gjeorgjisë, Iberias, rrogozhinasit u ndalën në barazim 2-2. Atmosfera tek Egnatia është pozitive dhe të gjithë presin që ta kalojnë me sukses turin e parë.



Read it all at Bota Sot