Ndihet i zhgënjyer

- Bota Sot

Ndihet i zhgënjyer

Mbrojtësi i Liverpool-it, Ibrahima Konate, thuhet se është i zhgënjyer nga oferta e fundit që ka marrë nga klubi për rinovimin e kontratës, ndërsa bisedimet vazhdojnë.

Sipas The Guardian, 26-vjeçari kuptohet se është i zhgënjyer nga struktura e ofertës së Liverpoolit, me përfaqësuesit e tij që besohet se po kërkojnë një pagë bazë më të lartë, e cila bazohej në arritjen e objektivave të caktuara të performancës gjatë sezoneve të fundit.

Një marrëveshje për Konate është e domosdoshme, pasi lojtarë si Jarell Quansah dhe Joe Gomez thuhet se do të largohen nga skuadra këtë verë, ndërsa kampionët e Premier League tashmë e kanë humbur Trent Alexander-Arnold.

Drejtori sportiv Richard Hughes arriti të merrte nga Real Madrid një shumë prej 10 milionë sterlinash përpara Kupës së Botës për Klube, por kjo nuk do të jetë e mundur për Konate.

Mbrojtësi francez hyn në vitin e fundit të marrëveshjes së tij muajin tjetër dhe mund të ndjekë gjurmët e Arnold për te Real Madrid, të cilët nuk do të hezitonin ta merrnin atë me kosto zero vitin e ardhshëm.

Rinovimet e fundit të kontratave për Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk sezonin e kaluar janë shenja premtuese, por klubi duhet të veprojë shpejt për të siguruar të ardhmen e mbrojtësve.

The Guardian përfundon duke thënë se ekziston një shqetësim në rritje në Anfield se ai Konate mund të largohet falas, gjë që do të ishte shkatërruese për tifozët të cilët nuk do të duan një përsëritje të transferimit të Alexander-Arnold.



Read it all at Bota Sot