Përfundoi huazimin tek Espanyol, Roma nxjerr në shitje Kumbullën

- Bota Sot

Përfundoi huazimin tek Espanyol, Roma nxjerr në shitje Kumbullën

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Marash kumbulla është vënë në qendër të merkatos verore.

Kumbulla, i cili luajti në huazim tek Espanyol në ligën spanjolle sezonin e shkuar është në pronësi të skuadrës italiane të Romës.

Sipas mediave italiane, verdhekuqtë janë të detyruar të shesin menjëherë, pasi i duhen 10 milionë euro arkëtime për të qenë korrekt me bilancet financiare.

“Corriere dello Sport” zbulon se Roma ka përpiluar një listë të shpejt për lojtarët që janë në shitje, mes tyre është edhe emri i Marash Kumbullës.

Qendërmbrojtësi kuqezi mund të largohet, por vlera e tij e kartonit është një pengesë e fortë pasi Roma nuk ka ndërmend të shes nën kosto një lojtar që 4 vite më parë i kushtoi afro 26,5 milionë euro.

Espanyol mbetet në çdo rast një opsion për Kumbullën pasi drejtuesit e ekipit spanjoll janë shumë të kënaqur me rendimentin e tij, por as që bëhet fjalë, të paktën për momentin, që të investojnë para kesh për të blerë Kumbullën, synojnë ta mbajnë në skuadër të paktën edhe për një tjetër vit në formë huazimi.



Read it all at Bota Sot