Telefonata e fundit për Kristjan Asllanin! Këtë herë është e fundit, e vërteta, teksa mesfushori shqiptar luan gjithcka në 90 minuta kundër River Plate.
Një kundërshtar shumë më i vështirë sesa në dy takimet e para të Interit dhe ku Asllani pritet që të luajë nga minuta e parë.
Në takimin e parë, Asllani dhuroi falë asistit të tij golin e barazimit, por që nuk mjaftoi pasi barazimi i Interit ndaj një ekipi si Monterrey është zhgënjyes.
Në ndeshjen e dytë, Asllani luajti mirë sipas faqeve të statistikave që merren me saktësinë e pasimeve, por fakti që e la Interin në humbje ndaj Uraëa deri sa doli nga fusha, nuk ishte aspak e mirë për shqiptarin.
Ndërkohë kundër River Plate, pritet që të jetë telefonata e tij e fundit, në një ndeshje shumë të rëndësishme edhe për vetë Interin në Botërorin e klubeve. Nëse Asllani zhgënjen këtë herë, largimi i tij do të ishte cështje e mbyllur.