Talenti i ekipit të Kopenhagenit pritet që t’i nënshtrohet vizitave mjekësore

- Bota Sot

Talenti i ekipit të Kopenhagenit pritet që t’i nënshtrohet vizitave mjekësore

Vetëm vizitat mjekësore ndajnë Roony Bardghji nga transferimi në “Camp Nou”.

Talenti i ekipit të Kopenhagenit pritet që t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas të hedhë firmën në kontratën e re që do ta kthejë në një lojtar të Barcelonës.

Për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit të lindur në Kuvajt, ekipi katalanas ka derdhur në arkat e skuadrës së Kopenhagenit plot 2 milionë euro.

Talentit me origjinë nga Siria i mbaronte kontrata me ekipin danez në fund të këtij viti.



Read it all at Bota Sot