Juventusi ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit kanadez Jonathan David për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.
Klubi italian po shqyrton opsionet për të përforcuar repartin ofensivë dhe e sheh Davidin si një objektiv prioritar.
Takimi i parë mes palëve u zhvillua më 23 qershor për të vlerësuar gatishmërinë e lojtarit për të kaluar në Serie A.
David, 25 vjeç, e ka përfunduar kontratën e tij me Lille pas një sezoni të suksesshëm me 25 gola dhe 12 asiste.
Sulmuesi është objektiv i disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Napolin, Interin, Liverpullin dhe Barcelonën.
Juventusi është optimist për të arritur një marrëveshje dhe beson se David mund të sjellë ekuilibrin e duhur në fazën sulmuese. Bisedimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa diskutohen kushtet financiare dhe projekti sportiv që i ofrohet lojtarit.