Florian Haxha do e vijojë karrierën te Motor Lublin në Poloni.
23-vjeçari u largua pas përfundimit të kontratës me Kapfenberg.
Haxha u prezantua duke ngrënë akullore.
Lojtari i lindur në Berlin dhe që përfaqëson Kosovën do e ketë për herë të parë eksperiencën në Poloni.
Më parë ka dhënë kontribut në Gjermani dhe Austri. Haxha aktivizohet në linjën e djathtë ku ka luajtur në të gjitha pozitat.