Kombëtarja e moshave mbetet pa trajner

- Bota Sot

Kombëtarja e moshave mbetet pa trajner

Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare U17. Federata Shqiptare e Futbollit dhe tekniku italian, kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin pothuajse pas 1 viti.

Tedesco e mori drejtimin e Kombëtares kuqezi më 20 korrik të vitit 2024, duke qenë në krye të pankinës për 12 ndeshje.

Në këto sfida si trajner i 17-vjeçarëve shqiptarë, Tedesco mori vetëm 4 fitore dhe 1 barazim, kurse 7 ndeshjet e tjera ishin humbje.

Është vetë tekniku 40-vjeçar, i cili ka njoftuar largimin nga drejtimi i Kombëtares shqiptare. “Çfarë udhëtimi. Faleminderit Shqipëri. Po shoh përpara për eksperiencës e radhës”, shkruan Tedesco.



Read it all at Bota Sot