Meloni citon romakët: Për të pasur paqe, përgatitu për luftë

- Bota Sot

Meloni citon romakët: Për të pasur paqe, përgatitu për luftë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni përsëriti qëndrimin e saj mbi mbrojtjen dhe strategjinë që Evropa duhet të miratojë për të ardhmen gjatë ndërhyrjes së saj sot në Senat, me rastin e krizës së re në Lindjen e Mesme .

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen, kam të njëjtin mendim si romakët, se nëse dëshiron paqe, duhet të përgatitesh për luftë. Unë besoj se forcimi i mbrojtjes nuk është i nevojshëm për të qenë në gjendje të sulmosh dikë. Përkundrazi, besoj se kushdo që ka sisteme të forta mbrojtëse mund t’i shmangë më lehtë konfliktet e armatosura“, theksoi kryeministrja italiane.

“Nuk mendoj se kaosi i fazës aktuale është për shkak të Donald Trump. Është e vërtetë që situata është kaotike, por nuk po flasim për diçka që filloi sot”, shtoi ai, transmeton RTSh.

Sipas kreut të qeverisë italiane, “nëse Irani do të braktiste programin e tij bërthamor për përdorim ushtarak, nuk do të kishte më një kërcënim të qartë për Izraelin dhe jo vetëm në rajon” dhe “e vetmja gjë që do të mbetej për t’u bërë do të ishte arritja e një armëpushimi në Gaza, me një rrugë serioze drejt një zgjidhjeje, dy-shtetesh“.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas shkeljes së armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit.

Ai i tha gazetarëve se nuk është i lumtur me ata çka ka ndodhur në mes dy vendeve, por shtoi se Izraeli nuk duhet të ngutet vetëm për një raket që mund të ketë hedhur gabimisht Irani.



Read it all at Bota Sot