Futbollisti Blendi Topalli ka arritur marrëveshjen me klubin e Tefik Çangës, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.
Klubi nga Tërrni ka njoftuar se Topalli është një përforcim i madh.
“Me kënaqësi prezantojmë afrimin më të fundit në skuadrën tonë – Blendi Topalli, qendërmbrojtësi i fuqishëm që vjen për të forcuar edhe më shumë prapavijën tonë!
Topalli është një emër i njohur në futbollin Ferizajas, me përvojë të madhe si pjesë e FC Ferizaj, ku ishte pjesë kyçe në periudhën e inkuadrimit në Superligë.
Ai rikthehet me ambicie dhe përkushtim të plotë për të ndihmuar klubin tonë në realizimin e objektivave.
Një lider në mbrojtje, një forcë shtesë për skuadrën!”, njofton KF Tefik Çanga.