FC Dinamo e Ilir Dajës ka “turpëruar” Ballkanin.
Ndonëse ndeshja ishte miqësore, djemtë e Dinamos mposhtën ekipin suharekas me rezultat të thelle 4:1.
Pasi shkroi historinë me Ballkanin, Ilir Daja mbylli kapitullin me ekipin duke u rikthyer në fushë kundër tyre, nën petkun e ekipit tiranas.
Ndeshja u zhvillua në Ohër, në prani të një numri të vogël tifozësh.
Dy gola për ekipin tiranas i shënoi Itodo, një Nani dhe një Bregu.