Partizani është rikthyer ditën e sotme me një fitore bindëse në një miqësore përballë Rabotniçkit.
“Demat e kuq” kanë arritur të triumfojnë përballë maqedonasve me shifrat 3:0.
Golin e parë në këtë takim, e realizoi Albers Keko që zhbllokoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.
Pak minuta më vonë ishte Xhuliano Skuka që dyfishoi shifrat për Partizanin.
Goli i tretë i Garcias në pjesën e dytë vulosi gjithçka duke lënë të pashpresë maqedonasit. Një fitore inkurajuese kjo për Partizanin pak ditë përpara nisjes së rrugëtimit europian përballë Kajlus.