Situata e Ter Stegen te Barça shkakton zemërim në Gjermani

- Bota Sot

Situata e Ter Stegen te Barça shkakton zemërim në Gjermani

Barça ka njoftuar tashmë nënshkrimin e Joan Garcías nga Espanyol dhe Ter Stegen e di se skuadra blaugrana nuk do të mbështetet më në shërbimet e tij.

33-vjeçari gjerman, i cili ka luajtur në Katalonjë që nga viti 2014, është në pushim, ndërkohë që është përdorur rrallë nga Hansi Flick në pjesën e dytë të sezonit.

Ka shumë shqetësime në Gjermani për situatën e portierit. "Kjo është ajo që ndodh në ditët e sotme, nëse je i lënduar dhe ata nuk kanë nevojë për ty, të hedhin tutje si një qese me mbeturina", tha Mario Basler, një ish-lojtar i kombëtares gjermane, i cili nuk ka dyshime për të ardhmen e afërt të portierit.

"(Largimi) nuk është një surprizë, ai nuk do të ketë asnjë mundësi atje dhe madje rrezikon të humbasë vendin e tij edhe në ekipin kombëtar. Ai do të duhet të gjejë diçka të ndryshme nëse dëshiron të jetë numri 1 në Kupën e Botës 2026." 

Duhet të mbahet mend se shtypi katalanas ka raportuar tashmë pakënaqësinë e lojtarit me humbjen e statusit pas rikthimit nga një dëmtim i gjatë, madje duke fajësuar Decon dhe trajnerin Hansi Flick.

Ter Stegen ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2028 dhe vlera e tij është 12 milionë euro



Read it all at Bota Sot