Ballafaqimi mes skuadrës nga Zelanda e Re, Auckland City dhe asaj argjentinase Boca Juniors është ndërprerë për disa kur rezutati ishte 1:1.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit C të Kupës së Botës për klube.
Në minutën e 52-të, tifozët e Boca Juniors mbetën të shokuar kur Auckland City barazoi rezultatin (1:1).
Megjithatë, shumë u habitën që menjëherë pas golit të Auckland, ndeshja u ndërpre në Nashville.
Arsyeja kryesore për ndërprerjen e ndeshjes ishte stuhia që po i afrohej stadiumit, e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Megjithatë ndeshja ka vazhduar pas disa minutave.