Arsimi përforcohet me lojtarin nga Kameruni

- Bota Sot

Arsimi përforcohet me lojtarin nga Kameruni

Gabriel Yapi Tenlep, mesfushor nga Kameruni, është emër i ri në radhët e Arsimit të Çegranit. 

Ai është 23 vjeç i cili në të kaluarën është paraqitur për Voska Sport.

Arsimi synon të përforcohet sa më shumë për edicionin e ri, që të debutojë në mënyrën më të mirë të mundshme në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.  

“Me kënaqësi ju njoftojmë për transferimin më të ri në skuadrën tonë – mesfushorin defensiv Gabriel Yapy Tenlep.

23-vjeçari nga Kameruni vjen nga radhët e Voska Sport, ku këtë sezon spikati me paraqitjet e tij solide dhe disiplinën taktike në mesfushë.

Performancat e tij mbresëlënëse nuk kaluan pa u vënë re, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e udhëheqjes sonë, që mposhtën konkurencën e shumë skuadrave për të bërë për veti kamerunasin. 

Gabriel Yapy Tenlep ka qenë pjesë e kampionatit elitar edhe në Gana, duke luajtur për ekipin Bechem United, ku fitoi përvojë të vyer dhe zhvilloi aftësitë e tij në nivel të lartë.

Me kualitetin dhe vendosmërinë që e karakterizojnë, jemi të bindur se Gabriel do të jetë një shtyllë e fortë në mesin tonë dhe do të japë kontribut të rëndësishëm në objektivat e klubit”, njofton KF Arsimi.



Read it all at Bota Sot