Auckland City ka barazuar me rezultat 1:1 me Boca Juniorsin.
Auckland City fitoi pikën e parë pas dy humbjeve rresht, 10:0 nga Bayerni dhe 6:0 nga Benfica.
Në minutën e 26-të Barrow ka shënuar autogol për epërsinë e skuadrës argjentinase.
Të gjithë mbeten të befasuar kur futbollistët e skuadrës nga Zelanda e Re e barazuan rezultatin në minutën e 52-të pas golit të Gray.
Ndërkohë ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak të një shiu të rrëmbyeshëm.
Pastaj vazhdoj ndeshja por që nuk solli gola duke përfunduar baras (1:1).
Benfica përfundoi në vend të parë me 7 pikë, pasojnë Bayerni me 6, Boca Juniors me 2 e Auckland City 1 pikë.
Benfica e Bayerni kualifikohen në të tetën e finales së Kupës së Botës.