Chelsea kualifikohet në 1/8 e finales së Botërorit të Klubeve

- Bota Sot

Chelsea kualifikohet në 1/8 e finales së Botërorit të Klubeve

Chelsea u kualifikua për në 1/8 e finales të Kupës së Botës për Klube (CËC), pasi mposhti Esperance de Tunis 3-0 në Lincoln Financial Field, duke regjistruar fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit pa pësuar gol.

Në një ditë përvëluese në Filadelfia, ekipi i Enzo Marescas – pa Cole Palmer e Pedro Neto – pati vështirësi në fillim, por zhbllokoi rezultatin me golin me kokë të Tosin Adarabioyo në fund të pjesës së parë, përcjellë KosovaPress.

Liam Delap dyfishoi avantazhin pas një aksioni personal, duke shënuar golin e tij të parë për Chelsean, ndërsa në fund, Tyrique George vulosi fitoren me një goditje nga distanca. Esperance nuk arriti të kërcënonte seriozisht dhe u eliminua nga turneu pas një tjetër paraqitjeje zhgënjyese.

Chelsea do të përballet me Benfikën në raundin tjetër.



Read it all at Bota Sot