Sancho në Serie-A

- Bota Sot

Sancho në Serie-A

Juventus po shtyn për të nënshkruar me sulmuesin anësor të Manchester United, Jadon Sancho, ndërsa “Bianconerët” do të zhvillojnë një takim me klubin anglez gjatë ditës së sotme.

Sipas asaj që raportoi mbrëmë gazetari Gianluca Di Marzio, Juventus do të marrë pjesë në një video-thirrje me ‘Djajt e Kuq’ për të diskutuar detajet e transferimit, përcjellë KosovaPress.

Manchester United duket se është i hapur për shitjen e Sanchos, pasi koha e tij te klubi duket se ka përfunduar.

Fillimisht, Sancho ishte parashikuar të kishte një karrierë të ndritur në Angli, pas transferimit të tij nga Borussia Dortmund në vitin 2021 për rreth 85 milionë euro. Megjithatë, gjërat nuk shkuan sipas pritshmërive: ai u dërgua me huazim përsëri te Dortmund dhe më pas te Chelsea, pas dy sezoneve zhgënjyese te United.

Në sezonin që lamë pas, sulmuesi shënoi tre gola në 31 paraqitje në Premier League për Chelsean nën drejtimin e Enzo Maresca, por klubi londinez vendosi të mos ta blejë – duke e lënë Sanchon të kthehet tek Manchester United.



Read it all at Bota Sot