Tirana aktualisht është pa një trajner dhe drejtuesit ende nuk kanë mundur të gjejnë zëvendësuesin e Bledi Shkëmbit.
Situata është e paqartë te bardheblutë.
Disa futbollistë gjithashtu janë në dilemë për të ardhmen e tyre në kryeqytet.
Gentian Selmani dhe Gledi Mici mund të jenë të larguarit e radhës nga Tirana.
Kjo pasi të 2 lojtarët janë ende të paqartë nëse duhet të qëndrojnë te bardheblutë apo të provojnë një aventurë të re në karrierën e tij.
Si portieri ashtu edhe mbrojtësi në sezonin që kaloi kanë qenë të pazëvendësueshëm, por paraqitjet e skuadrës dhe situata ku ndodhen ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tyre te Tirana. ende nuk ka asgjë nga palët dhe në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë për këto 2 raste.