Enea Mihaj e mbylli pas 3 sezonesh me Famalikaon në Portugali. Mbrojtësi 26-vjeçar është në kërkim të aventurës së re, ndërsa për herë të parë mund të provojë Seria A.
Xhanluka Di Marcio ka zbuluar se aktualisht pas Mihajt qëndrojnë dy klube nga Italia.
Bëhet fjalë për Veronën dhe Kremonezen. Këto të fundit siguruan ngjitjen në elitë nga edicioni i fundit në Serinë B.
Mihaj ka luajtur më parë në Greqi dhe Portugali. Me Famalikaon pati një rritje të madhe, ndërsa fitoi edhe shirtin e kapitenit.
I lindur në Rodos të Greqisë, mbrojtësi shqiptar shikohet si okazion në merkato.
Gjithçka pritet të vendoset përfundimisht ditët në vijim, pasi për Mihajn ka interes të madh edhe në Turqi.