Adam Lallana vendos të pensionohet nga futbolli

- Bota Sot

Adam Lallana vendos të pensionohet nga futbolli

Mesfushori anglez, Adam Lallana ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij në futboll.

Futbollisti e bëri këtë të ditur gjatë ditës së sotme, në një postim të tij në “Instagram”.

Lallana, kishte nisur karrierën e tij te Southamptoni ku ndihmoi skuadrën të rikthehej në Premierligë.

Ai më pas vazhdoi karrierën e tij te Liverpooli, ku kishte kaluar kohën më të suksesshme të tij dhe arriti të fitonte Ligën e Kampionëve, Premierligën, Botërorin e Klubeve dhe Superkupën e Evropës.

Ai më pas vazhdoi karrierën te Brightoni dhe së fundi një rikthim te Southamptoni, ku përfundoi edhe karrierën e tij.



Read it all at Bota Sot