Luka Modriçi e pyeti shqiptarin e njohur për një gjë!

- Bota Sot

Luka Modriçi e pyeti shqiptarin e njohur për një gjë!

Milani është duke bërë përpjekje që të përforcohet për edicionin e ri dhe të rikthehet në nivelet ashtu siç i ka hije shtatë herë kampionit të Evropës.

“Igli Tare konfirmon bisedën me Modriçin, por shqiptari zbulon se cila ishte pyetja e parë e Lukës”, është titulli i mediumit boshnjak “Sportsport”.

“Lojtari i kombëtares kroate Luka Modriç (39 vjeç) do të shkojë në Milano, pasi të përfundojë performancën e tij në Kupën e Botës për Klube, ku po paraqitet për Real Madridin për herë të fundit.

Modriç është lojtar i lirë, kështu që ylli i madh do të luajë në Serie A në fund të karrierës së tij për klubin që e ka mbështetur që nga fëmijëria”, shkruan më tej.

Tani Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Rossonerëve, i cili së bashku me trajnerin Max Allegri po krijojnë ekip interesant. 
Tare foli edhe për Modriçin.

"Ne e duam Modriçin te Milani.

Na duhen liderë me përvojë, dhe Luka është pikërisht ky profil. Fola me të dhe mund të them se ai ende ka një pasion të madh për të garuar në nivelin më të lartë.

Ardhja e tij do të ishte me rëndësi të madhe për ekipin tonë, veçanërisht sepse ne po kërkojmë një lider si ai. Po punojmë për këtë", tha Tare, duke shtuar:

"Ai më pyeti nëse do të ishim konkurrues. Ai ka fituar gjashtë Liga Kampionësh dhe dëshiron menjëherë që ta udhëheqë ekipin.

Kjo është e rëndësishme për shkak të asaj që ai do që ti sjellë ekipit në aspektin e mentalitetit, lidershipit dhe profesionalizmit. Fakti që ai është tifoz i Milanit e bën këtë histori edhe më emocionuese".



Read it all at Bota Sot