Largohet nga Teherani dhe i bashkohet Interit

- Bota Sot

Largohet nga Teherani dhe i bashkohet Interit

Sulmuesi iranian i Interit, Medhi Taremi, po përballet me një situatë delikate për shkak të tensioneve në Iran, dhe ka marrë vendimin të largohet nga Teherani për arsye sigurie.

Sipas raportimeve nga “Sport Mediaset“, Taremi ka udhëtuar mbi 1000 kilometra me makinë për të mbërritur në qytetin e tij të lindjes, Bushehr, pranë familjes së tij.

Taremi, i cili fillimisht shpresonte se hapësira ajrore do të rihapej për të mundësuar udhëtimin drejt Italisë dhe më pas drejt SHBA, ku Interi po merr pjesë në Kupën e Botës për Klube, është i vetëdijshëm se situata mbetet e pasigurt dhe koha e kthimit është ende e paqartë.

Pavarësisht izolimit të përkohshëm, lojtari i ka komunikuar klubit se po stërvitet në mënyrë individuale, për të ruajtur formën fizike dhe për të qenë gati në rast se krijohet një mundësi e minutës së fundit për t’u bashkuar me skuadrën.

Megjithatë, Interi nuk dëshiron të rrezikojë, duke pasur prioritet të plotë sigurinë e lojtarit nëse do të udhëtonte drejt SHBA-së.

Taremi është në kontakt të vazhdueshëm me menaxherin e ekipit, Matteo Tagliacarne, të cilin e informon rregullisht mbi situatën e tij.

Ai është aktiv në komunikimin me skuadrën përmes grupit zyrtar të bisedës dhe ka shprehur mbështetje dhe solidaritet për shokët e ekipit që po marrin pjesë në turne, përcjell tch.

Mësohet gjithashtu se ka pasur një bisedë të drejtpërdrejtë edhe me trajnerin Chivu, të cilit i ka uruar punë të mbarë për sfidat e Kupës.

Për momentin, e ardhmja e pjesëmarrjes së Taremit në kompeticion mbetet në pikëpyetje, por përkushtimi dhe profesionalizmi i tij mbeten të padiskutueshëm.



Read it all at Bota Sot