Igli Tare ka folur në konferencë për shtyp nga selia e Milanit.
Drejtori sportiv i kuqezinjve kishte në fokus afatin kalimtar.
Një prej pyetjeve të rezervuara ishte për zëvendësuesin e Reijnders.
Ky i fundit u transferua te Siti për 55 milionë euro.
“Krahasimet janë të vështira, por besoj se Milani ka një lojtar si Loftus-Çik, që është një nga mesfushorët më të kompletuar në Europë.
Mund të jetë vendimtar për ne në sezonin e ardhshëm, duhet të menaxhojmë dëmtimet e tij më mirë, por vlera e tij nuk dyshohet”, u shpreh Tare.
Përmendja e Loftus-Çik në këtë pyetje ka befasuar jo pak tifozët e Milanit. Përgjigjia e Tares është komentuar gjerësisht, ndërsa futbollisti 29-vjeçar ka kaluar një periudhë të mirë të sezonit i dëmtuar. Duket se tifozët nuk kanë vlerësimin më të mirë të mundshëm për lojtarin e tyre.