Vjen presioni i Xhakës, Leverkuseni pranë dorëzimit

- Bota Sot

Vjen presioni i Xhakës, Leverkuseni pranë dorëzimit

Milani ka rihapur me seriozitet pistën për transferimin e Granit Xhakës, me Bayer Leverkusenin që tashmë është i gatshëm të pranojë një ofertë prej 8-10 milionë eurosh – shifër që përputhet me limitin e vendosur nga “Djajtë”.

Ndryshimi i qëndrimit nga gjermanët vjen pas presionit të vetë lojtarit, i cili dëshiron një aventurë të re, dhe interesimit të vazhdueshëm të drejtorit sportiv Igli Tare.

Xhaka shihet si një përforcim thelbësor për mesfushën e Milanit, për cilësinë dhe përvojën që do të sillte, si në fushë ashtu edhe në dhomën e zhveshjes. Në një intervistë për “Teve1”, babai i Xhakës konfirmoi qartësisht: “Milani e dëshiron Granitin. Tani mbetet që klubet të gjejnë marrëveshjen.”, përcjellë kp.

Negociatat pritet të përshpejtohen në ditët në vijim, ndërsa Tare theksoi se prioriteti i merkatos është rritja e cilësisë në mesfushë – në përputhje me kërkesat e trajnerit Massimiliano Allegri.



Read it all at Bota Sot