Arsenali e transferon portierin Kepa

- Bota Sot

Arsenali e transferon portierin Kepa

Arsenal e ka transferuar portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga.

“Topçinjtë” e aktivizuan klauzolën e lirimit nga kontrata, e vlefshme gati 6 milionë euro, ndërsa krejt detajet e transferit janë dakorduar me kampin e lojtarit.

David Raya dhe Kepa do të jenë portierët kryesorë të Arsenalit në sezonin e ardhshëm, një mundësi më shumë për trajnerin Mikel Arteta.

Kepa kishte dështuar ta tregonte veten në “Stamford Bridge” pasi kishte bërë gabime trashanike gjatë eksperiencës me “Blues”, të cilët e kishin blerë atë nga Athletic Bilbao për një shumë të majme në vitin 2018.

Ai ishte huazuar në Real Madrid dhe në Bournouth, ndërsa tash bëhet tërësisht i Arsenalit.



Read it all at Bota Sot