Një incident ka shkaktuar alarm të madh në Aeroportin e Palma de Mallorca në Spanjë të martën pasdite, kur një pjesë e çatisë në zonën e ardhjeve është shembur.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
Autoriteti i aeroporteve AENA njoftoi se ngjarja ndodhi pasi mbeturina ranë mbi çatinë prej xhami, duke thyer pjesë të saj.
Ndërkohë theksohet se copëza xhami dhe materiale të tjera ranë mbi makinat shitëse në zonën e valixheve.
Stafi i sigurisë dhe punonjësit e aeroportit ndërhynë menjëherë, duke rrethuar zonën dhe duke drejtuar udhëtarët drejt daljeve alternative.
Siç bëhet e ditur më tej, zhurma e fortë e shembjes shkaktoi shqetësim të madh te pasagjerët e sapoardhur.