Alvaro Morata rikthehet në Itali

- Bota Sot

Alvaro Morata rikthehet në Itali

Alvaro Morata ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi spanjoll do të largohet nga Galatasaray dhe do të rikthehet në futbollin italian.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Morata është bindur nga projekti i skuadrës së Comos, dhe do të jetë nën urdhërat e ish-shokut të tij, Cesc Fabregas.

32-vjeçari është në kontratë me Milanin dhe do të ketë bisedime në ditët në vazhdim mes Comos dhe kuqezinjëve.

Morata u bashkua me Galatasarayn gjatë muajit janar në formë huazimi, ku shënoi shtatë gola.

Ai e njeh mirë futbollin italian pasi përveç milanit ishte për katër vite edhe futbollist i Juventusit.



Read it all at Bota Sot