Llapi nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime me synime që të jetë sa më i kompletuar në çdo repart.
Skuadra nga Podujeva ka përforcuar radhët me futbollistin Bleron Fetahin.
“Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të prezantojë njërin prej futbollistëve më premtues të rajonit të Mitrovicës – Bleron Fetahin.
Mesfushori ofensiv ka nënshkruar kontratë trevjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, dhe nga edicioni 2025/26 do të mbrojë ngjyrat bardhekaltër.
19-vjeçari, ish-pjesë e KF Trepça, ka zhvilluar 11 paraqitje me ekipin senior, duke kontribuar me 4 gola dhe 3 asistime. Në gjysmën e parë të sezonit ka shkëlqyer edhe me ekipin U19, ku ka realizuar 2 gola dhe plot 15 asistime.
Fetahi do të rrisë cilësinë në repartin e mesfushës, ndërsa shërbimet e tij janë kërkuar me ngulm nga kryetrajneri Tahir Batatina, i cili e sheh atë si një nga futbollistët që pritet të shkëlqejnë në edicionin e ri”, njofton KF Llapi..