Skënderbeu nis përgatitjet

- Bota Sot

Skënderbeu nis përgatitjet

Nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, skuadra e Skënderbeut, ka nisur ditën e sotme përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Bardhekuqtë kanë zbarkuar në anekset e stadiumit “Skënderbeu” prej orës 18:00, teksa mësohet se pas largimit të Elvis Prençit, kapiteni i ri i skuadrës korçare do të jetë portieri Marko Alia, i cili mesa duket ka vendosur t’i qëndrojë besnik “Ujqërve të Dëborës”. 

Klubi pritet të ndërhyjë edhe në merkato, me afrime të reja që do të ndihmojnë në realizimin e synimit për rikthimin në Superiore. 

Në këtë seancë të parë stërvitore drejtuesit e Skënderbeut u panë optimistë për të ardhmen dhe rikthimin e shpejtë të skuadrës korçare në majat e futbollit shqiptar.



Read it all at Bota Sot