Fati Vázquez, një influencer dhe krijuese për OnlyFans me rreth 400,000 ndjekës në Instagram, është përfshirë në një polemikë pas fotove të postuara nga ajo dhe nga talenti 17-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, në të njëjtat destinacione pushimesh. Kjo ngjalli zërat për një lidhje të mundshme romantike mes tyre
Pas sulmeve të ashpra online, përfshirë kërcënime me vdekje, Vázquez reagoi duke thënë:
“Është trishtim të shohësh se si disa njerëz kanë kaq errësirë brenda dhe i urojnë vdekje dikujt që nuk e njohin. Atij që më dëshiron keq, i uroj shërim.”, ka thënë ajo, përcjellë KosovaPress.
Nga ana tjetër, Lamine Yamal ka mohuar çdo lidhje romantike me të dhe sipas gazetarit Javi de Hoyos, ai mohon kategorikisht ndonjë përfshirje – e madje sugjerohet se Vázquez mund të ketë lidhje jozyrtare me një tjetër lojtar të Barcelonës, por asgjë nuk është konfirmuar
Yamal konsiderohet një zbulim i madh futbolli, me shumë rekorde dhe çmime personale – përfshi Golden Boy 2024 e Kopa Trophy – i vlerësuar si një nga talentet më të mëdha. Ai priti Lojëra të suksesshme për klubin dhe kombëtaren edhe këtë sezon.