Cristiano Ronaldo ka falënderuar ish-trajnerin e tij, Stefano Pioli, me një mesazh në rrjetet sociale, pasi ish-tekniku i Milanit largohet zyrtarisht nga Al-Nassr për t’u bërë trajneri i ri i Fiorentinës.
-Klubi saudit Al-Nassr konfirmoi këtë të mërkurë ndërprerjen e kontratës me trajnerin italian, i cili u bë kampion i Serie A me Milanin në sezonin 2021-2022.
“Al Nassr njofton se z. Pioli dhe stafi i tij nuk janë më pjesë e stafit teknik të ekipit të pare. Falënderojmë z. Pioli dhe bashkëpunëtorët e tij për punën e përkushtuar gjatë sezonit të kaluar,” thuhej në deklaratën zyrtare të klubit.
Kristiano Ronaldo, i cili ishte stërvitur nga Pioli te Al-Nassr, e falënderoi trajnerin me një mesazh të shkurtër në platformën X (ish-Tuitter), duke shkruar në italisht.
“Grazie per tutto” – që do të thotë “faleminderit për gjithçka”.
Sipas “Football Italia”, marrëveshja mes Fiorentinës dhe Piolit është arritur që më 10 qershor, në një kohë kur ish-trajneri i Milanit përmendej gjithashtu si një kandidat i mundshëm për të pasuar Luçiano Spallettin në pankinën e përfaqësueses italian.