Qendërmbrojtësi danez Andreas Christensen nuk është pjesë e planeve të Barcelones për sezonin e ardhshëm.
Milani e ka identifikuar ish-lojtarin e Chelseat si një objektiv të madh për të përforcuar mbrojtjen, duke parë te ai një element me përvojë dhe cilësi që mund të ndihmojë ekipin në rikthimin në nivelet më të larta.
Barça, që synon të zvogëlojë listën e mbrojtësve qendrorë, e sheh Christensen si kandidatin kryesor për t’u larguar, sidomos pas një sezoni të vështirë ku lëndimet e kufizuan në vetëm gjashtë ndeshje zyrtare.
Konsolidimi i lojtarëve si Pau Cubarsi dhe Inigo Martinez, si dhe prioritetet e reja të trajnerit Hansi Flick, e kanë lënë danezin jashtë planeve për mbrojtjen e sezonit të ardhshëm.
Milani po ndjek nga afër situatën dhe sheh tek Christensen një lojtar që mund të udhëheqë prapavijën falë përvojës së tij ndërkombëtare dhe aftësisë për të luajtur me topin.
Fakti që kontrata e tij me Barcelonën skadon në 2026, por klubi katalanas është nën presion për të ulur buxhetin e pagave, mund ta bëjë transferimin më të arritshëm për kuqezinjtë.
Edhe pse Christensen nuk ka shprehur urgjencë për t’u larguar, mungesa e minutave dhe interesi konkret i Milanit mund ta bindin të rishqyrtojë të ardhmen. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të përcaktuar fatin e tij.