Regjistrohet rasti i parë, policia kroate ia sekuestron skuterin elektrik 15-vjeçarit – rrezikoi sigurinë në trafik

- Bota Sot

Regjistrohet rasti i parë, policia kroate ia sekuestron skuterin elektrik 15-vjeçarit – rrezikoi sigurinë në trafik

Kroacia ka parë rastin e parë të konfiskimit të një skuteri elektrik për rrezikim të sigurisë, njoftoi Departamenti i Policisë Bjelovar-Bilogora.

Të premten, më 20 qershor, në orën 12:50, një djalë 15-vjeçar u pa duke ngarë një skuter elektrik në rrugën Petra Bishkupa Vena në Bjelovar, njoftoi policia kroate.

“Djali po ngiste një skuter elektrik, pra një mjet personal transporti, pa helmetë mbrojtëse në kokë, dhe po transportonte një të mitur tjetër. Duke u sjellë në këtë mënyrë, i mituri kreu disa shkelje të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, duke rrezikuar kështu sigurinë e tij dhe atë të një personi tjetër”, tha policia kroate.

Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Kundërvajtje, mjetet personale të transportit të të miturit u konfiskuan përkohësisht dhe kundër tij u ngrit një aktakuzë në procedurë urgjente kundërvajtjeje në Departamentin kompetent të Kundërvajtjeve të Gjykatës Komunale në Bjelovar, së bashku me një propozim të policisë për sekuestrimin e përhershëm të mjeteve të tij personale të transportit, u tha ndër tjera.

Policia u bëri thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të monitorojnë nga afër sjelljen e fëmijëve të tyre në trafik, veçanërisht kur përdorin skutera elektrikë dhe mjete të ngjashme transporti.

Është e rëndësishme, theksohet, të kuptohet se një skuter elektrik nuk është lodër, por një mjet për të marrë pjesë në trafik, duke respektuar të gjitha rregullat dhe rregulloret.



Read it all at Bota Sot