Macron thekson nevojën për bisedime me Iranin në një telefonatë me Netanyahun

- Bota Sot

Macron thekson nevojën për bisedime me Iranin në një telefonatë me Netanyahun

Presidenti francez, Emmanuel Macron i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në një telefonatë se ai “theksoi rëndësinë që të gjitha palët të respektojnë armëpushimin aktual”.

Macron tha se Franca dhe Izraeli ndajnë të njëjtin qëllim për të siguruar që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore, raporton BBC.

“Për ta siguruar këtë me kalimin e kohës, unë theksova nevojën për t’u rikthyer në negociata – si për çështjet bërthamore ashtu edhe për ato balistike”, shkroi ai.

Macron tha se ia ka përsëritur Netanyahut domosdoshmërinë e vendosjes së një armëpushimi në Gaza.

“Lirimi i të gjitha pengjeve, qasja në shkallë të gjerë për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës dhe ndjekja e një zgjidhjeje politike me dy shtete mbeten përparësi kryesore”, ka shkruar tutje ai.



Read it all at Bota Sot