Rreziku i luftës tarifore- Meloni dhe Macron thirrje SHBA: Tarifat janë pa brutale, do dëmtohej ekonomia globale

- Bota Sot

Rreziku i luftës tarifore- Meloni dhe Macron thirrje SHBA: Tarifat janë pa brutale, do dëmtohej ekonomia globale

Tarifat tregtare dhe angazhimet për mbrojtjen në samitin e NATO në Hagë u shndërrua në një arenë tensionesh mes disa prej liderëve kryesorë të Evropës e presidentit amerikan Donald Trump.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron, si dhe presidenti turk Recep Tayip Erdogan artikuluan qartë shqetësimet e tyre ndaj politikave të Uashingtonit, duke i thënë presidentit amerikan se “Ne nuk jemi armiku.”

Ka qenë presidenti Macron ai i cili ka deklaruar fillimisht, duke e cilësuar si të pakuptimtë një luftë tregtare mes aleatëve në një kohë kur nevojitet më shumë se kurrë një bashkëpunim ushtarak.

Macron e quajti qasjen amerikane “brutale dhe të pabazuar”, duke paralajmëruar për një përgjigje të ashpër nga BE nëse tarifat amerikane zbatohen. Ai shtoi se Franca mund të shqyrtojë edhe pezullimin e investimeve amerikane si masë reciprociteti.

“Një luftë tregtare është në kundërshtim me përpjekjet për siguri të përbashkët,” deklaroi Macron, duke apeluar për eliminimin e barrierave doganore dhe kthimin në një “paqe të vërtetë tregtare”.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e cila mbajti një qëndrim të fortë duke i rikujtuar presidentit Trump se barrierat po i japin përparësi kundërshtarëve të Perëndimit.

Ajo konfirmoi angazhimin e Italisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe kërkoi një rivlerësim të objektivave në vitin 2029. Më tej, ajo theksoi se tarifat dhe mbrojtja janë “dy anët e së njëjtës monedhë”. “Armiku nuk është Evropa. Nuk është Perëndimi,” tha Meloni, transmeton RTSh.

Pas kryeministres italiane, edhe presidenti Erdogan iu bashkua mesazhit të përbashkët, duke bërë thirrje për maturi dhe duke paralajmëruar për pasojat e mundshme të vendimeve të nxituara.

Ndërkohë, çështja e tarifave është transferuar në tryezën e Këshillit Evropian. Macron pritet të kërkojë sërish një qëndrim të unifikuar të BE-së, ndërsa tensionet me SHBA-në rriten në prag të 9 korrikut, datës kur skadon marrëveshja e përkohshme për ngrirjen e masave tarifore.



Read it all at Bota Sot