Ardian Kozniku: Nga zemra ia uroj 30 vjetorin gazetës “Bota sot”, jeni më të guximshmit

- Bota Sot

Ardian Kozniku: Nga zemra ia uroj 30 vjetorin gazetës “Bota sot”, jeni më të guximshmit

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, fitues i medaljes së bronztë me Kroacinë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, ka uruar nga zemra 30 vjetorin e gazetës “Bota sot”.

Ish futbollisti i Vëllaznimit, Prishtinës, Hajdukut të Splitit, disa skuadrave të njohura franceze, ish reprezentuesi kroat, aktualisht trajner, tha se informohet për çdo gjë sportive nga gazeta “Bota sot”.

“Nga zemra ia uroj 30 vjetorin gazetës “Bota sot”.

Jeni te palodhshëm dhe me të guximshit. 

Unë të gjitha informatat sportive i marr dhe i lexoj me vite të tëra edhe nga Kuvaiti  por edhe në këto momente nga Kroacia përmes “Bota sot”.

Gëzuar për të gjithë kolegët tuaj 30 vjetorin dhe në veçanti ty Kemajl Goca”, ka uruar Kozniku.



Read it all at Bota Sot