Kujtim Shala: Urime “Bota sot”, gazetë e cila asnjëherë nuk i harron emrat e mëdhenj të sportit

- Bota Sot

Kujtim Shala: Urime “Bota sot”, gazetë e cila asnjëherë nuk i harron emrat e mëdhenj të sportit

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, thotë fjalët më të mira për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish futbollisti i Lirisë, Partizanit, gjeneratës së artë të Prishtinës, Dinamos së Zagrebit, skuadrave gjermane e franceze, ish reprezentues i Kroacisë, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

“Urime 30 vjetori i gazetës kombëtare “Bota sot”.

Gazetë e cila informon për të gjitha sportet me korrektësi.

“Bota sot” është zë i fuqishëm i futbollit, sportit në përgjithësi për shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë.

Gazetë e cila asnjëherë nuk e ka lënë anash gjeneratën e artë të Prishtinës dhe emrat e mëdhenj të sportit”, ka uruar Shala.



Read it all at Bota Sot