Afrim Tovërlani uron gazetën “Bota sot”: Kontribut i jashtëzakonshëm në lajmet e drejta dhe të pashtrembëruara në sportin tonë
Legjenda e futbollit e Kosovës, Afrim Tovërlani, selektor i kombëtares së Kosovës, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke thënë se edhe pas 30 viteve i mbetet besnike tokës Dardane.
“Edhe pas 30 vitesh i mbetet besnik informimit objektiv dhe të palëkundur për ngjarjet sportive në tokën dardane dhe më gjerë!
Kontribut i jashtëzakonshëm në lajmet e drejta dhe të pashtrembëruara në sportin tonë!
Respekt i pafund për punën korrekte!”, shpreh fjalë miradije Tovërlani.