Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Gazeta ‘Bota sot’ për 30 vite nxori në pah shumëçka

- Bota Sot

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Gazeta ‘Bota sot’ për 30 vite nxori në pah shumëçka

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar tre dekadat e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Ademi e ka vlerësuar kontributin e gazetës “Bota sot” si të jashtëzakonshëm në afirmimin e vlerave të sportistëve shqiptarë.

“‘Bota sot’ si sot 30 vite jemi lexues të përhershëm. Në atëkohë të vështirë të themelimit por që u themelua dhe vërtet krahas gazetave tjera ishte shtëpia e informimit, por ‘Bota sot’ që nga fillimi bëri ndryshim në informim, duke e instaluar një informim të shpejt, të drejt dhe demokratik. E veçanta e ‘Botës sot’ ishte se vepronte në të gjithë komunitetin shqiptar në trojet shqiptare si dhe diasporë ku dhe kishte zyrët e veta.

Me guximin, gjithëpërfshirjen dhe profesionalizmin u bë gazetë shtëpije dhe familjare.

‘Bota sot’ për 30 vite nxori në pah shumëçka me sektorët dhe temat e rëndësishme për politikën, ekonominë, kulturën, sportin etj.

Nga sporti me një redaksi profesionale të drejt dhe të palodhshme nxori në pah të gjitha rezultatet e sportit të Kosovës në të gjitha degët sportive, kjo veproj dhe pasqyroj sportin në të gjitha etapat. ‘Bota sot’ promovoj edhe talentet e ri që dilnin brez pas brezi ajo bëri artikuj edhe për dhunën, represionin serb si dhe për ndalesat, burgimet, ‘kushtëzimet’ e sportistëve tanë.

Të futbolli ‘Bota sot’ ishte gjithmonë prezent, ajo përcolli dhe pasqyroj futbollin në të gjitha etapat e nga koha (historia e lavdishme) e gjeneratës se artë në KF Prishtina e deri më sot.  

Prezenca e saj dhe shkrimet e saja shërbyen edhe në dokumentacionin e aplikimit për pranim në UEFA dhe FiFA, në periudhën e pavarësimit të FFK-së.
‘Bota sot’ ishte ndër të parat me shkrimet e saja sidomos në botën ndërkombëtare.

Në fazën e rezistencës ku futbolli rezistoj me plot sakrifica dhe veproj e përjashtuar nga objektet sportive, por nëpër terrene të improvizuara ‘Bota sot’ ishte e përkushtuar që të bëj raportime nga ndeshjet.

Dhe të gjitha të dhënat si një shtet tjetër që nuk kishte aparteit si ne Serrbinë, në fazën e ekzistencës kur faza e futbollit u fut në kohën e gjatë të 7-8 vjeçarit të funksonimit paralel dhe kur u ngushtua situata e mbajtjes se garave ishte aty gazetari tash më legjendar Kemajl Goca ku me shkrimet e tij hapte kurajo dhe mbante gjallë shpresën dhe moralin që të qëndrojmë deri në një kohë më të mirë, ku futbolli i Kosovës bëri detyrën dhe mbajti të fort segmentin shtetëror të atëhershëme duke vërtetuar që shteti i Kosovës po vepron e mbijeton bashkë me popullin, për pak kohë filloj lufta Çlirimtare e Kosovës ku në radhët e çlirimtarëve pati edhe shumë anëtarë e futbollist shumë prej tyre edhe Dëshmorë të Kombit.

Faza e Ndërkombëtarizimit ku në këtë fazë u çlirua kosova dhe formoj institucionet shtetërore dhe sportive e shoqërore ku prapë rol të rëndësishëm pati ‘Bota sot’, ku me materialet e tyre dhe të tjerëve u përgatit formati i kërkesës se pranimit në institucioneve ndërkombëtare që ‘Bota sot’ e kordinuar ndihmoj pranimin.

Pra në përmbledhje pata fatin ae gjatë këtyre 30 viteve të jam prezent pothuajse se si një anëtar edhe i ‘Botës sot’ në të gjitha këto kontribute të redaksisë ss sportit.

FFK dhe unë personalisht ju jem mirënjohës publike për të gjitha që bëri për sport gjatë gjithë këtyre viteve .

Uroj që vazhdimi dhe rritja e juaj të jetë sa më e nadhe dhe ju dëshiroj gjitha të mirat në këtë 30 vjetor jubilar”, ka uruar Ademi.



Read it all at Bota Sot