Ylli i Barcelonës “del në shitje” për 15 ditë, a do të paguajë Bayern 65 mln euro?

- Bota Sot

Ylli i Barcelonës “del në shitje” për 15 ditë, a do të paguajë Bayern 65 mln euro?

Nga data 1 korrik deri më 15 korrik, mbrojtësi Araujo mund të largohet nga Barcelona për “vetëm” 65 mln euro.

Mediat spanjolle kanë zbuluar klauzolën e lojtarit uruguaian, i cili, nëse mendon se ka ardhur koha për një aventurë të re, e përcakton vetë të ardhmen duke zgjedhur skuadrën e re.

Barcelona nuk ka ndërmend ta lëshojë atë, vetëm nëse Araujo kërkon largimin. Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë për shpirtin e tij luftarak, sakrificën dhe lidershipin, edhe pse dëmtohet shpesh.

Klubi më i interesuar për mbrojtësin është Bayern, klub që e ka kërkuar që vitin e kaluar.



Read it all at Bota Sot